Tiranë, masakron me thikë gruan, arrestohet
Një krim brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytetin e Shqipërisë. Një 26-vjeçar ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit, ku 26-vjeçari Arben Koxhaj ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij Manjola Koxhaj, 30 vjeç pas një grindje të çastit me të, njofton Tch.
Sipas policisë krimi ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa policia ka arritur të arrestojë edhe autorin e vrasjes. /Telegrafi/