Tiranë, përplas policin, largohet nga vendngjarja
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, në zonën pranë zyrave të Doganës. Një makinë e paidentifikuar ka përplasur një efektiv të policisë rrugore.Autori bashkë me makinën është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Ende rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, teksa nuk dihet nëse efektivi i policisë ka qenë në detyrë apo jo në momentin e përplasjes nga autori, njofton Tch.
Efektivi i plagosur rëndë është dërguar në Spitalin Ushtarak, ndërsa hetimet vazhdojnë nga organet policore. /Telegrafi/