Tiranë, polici plagos shoferin

10:46 / 30.09.2012
Një plagosje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të diele rreth orës 10:00 në kryeqytet.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, një shofer furgoni ka mbetur i plagosur tek “Zogu i Zi”, ndërsa dyshohet se autor i plagosjes është një efektiv i policisë së Qarkut të Fierit, çka e bën këtë ngjarje më të rëndë.

Efektivi i policisë, i dyshuar si autori i ngjarjes është Lekë Fazlia, ndërsa shoferi furgonit është identifikuar si Preng Gjoni. Sipas të dhënave të policisë, ai është transportuar drejt Spitalit Ushtarak dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, transmeton BlkanWeb.

Bëhet me dije gjithashtu se shkak për plagosjen është bërë një konflikt që polici ka pasur me shoferin. Nga vendngjarja raportohet se policia e ka plagosur 42-vjeçarin Preng Gjoni me pistoletë, por nuk dihet ende nëse ajo është apo jo arma e shërbimit.

Hetimet për ngjarjen vazhdojnë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
18:36 / 21.05.2013

‘Viktima’ Arian Çani (Video)

Moderatori i njohur i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, i cili shpeshherë vë në vështirësi personalitete të njo...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.