Tiranë, policia parandalon një vrasje

17:34 / 2.09.2012
Forcat e policisë në Tiranë arritën të shmangin një vrasje, ngjarje e ndodhur në vendin e quajtur Rrotullimi i Doganës.

Policia ka marrë një telefonatë që tregonte se kishte një zënkë midis disa personave. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dërguar shërbimet e Komisariatit te Policise Nr.3 Tiranë, duke koordinuar veprimet me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë, të cilat me të mbërritur kanë konstatuar duke u përleshur dy shtetas, ku njëri prej tyre ka nxjerrë nga brezi një pistoletë dhe ka tentuar të qëlloje personin tjetër.

Sipas Start, forcat e policisë kanë ndërhyrë në kohë duke shmangur ngjarjen me pasoja të rënda, si dhe duke bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistoletë Mini Blou, me një krehër me katër fishekë.

Pas shuarjes se konfliktit, ka rezultuar se autor i kësaj ngjarje, është shtetasi B. Bermetaj, 17-vjeç, i cili është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin A. C. I arrestuar është person i njohur për policinë, pasi ka precedentë kriminal në krimet kundër personit dhe pasurisë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:05 / 20.05.2013
Taylor Swift (Foto: Getty Images)

Swift, mbretëresha e Billboard Awards

Taylor Swift ishte fituesja e madhe në ndarjen e mbrëmshme të çmimeve Billboard Music Awards, duke çuar në shtëpi plot t...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
10:56 / 20.05.2013
Foto: Zëri

Kush e shet “Voçarin”, AKP apo Mihajloviq?

Prona e ndërmarrjes shoqërore “Voçar” e cila është e regjistruar në Agjencinë kosovare të Privatizimit (AKP) në li...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.