Tiranë, tenton vetëvrasjen duke hipur mbi një vinç

19:54 / 4.02.2012
Një 50-vjeçar ka tentuar të kryejë vetëvrasje të shtunën duke kërcënuar se do të hidhet nga vinçi i një pallati në ndërtim në qendër të Tiranës.

Ngjarja ndodhi në afërsi të “Ushtarit të panjohur”, në objektin 24-katësh përbri selisë së Partisë Demokratike.

Personi është identifikuar si Xhemal Xhura, 50 vjeç. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se ai ka qenë në një gjendje të rënduar mendore, si pasojë e problemeve ekonomike. Mësohet se 50-vjeçari i divorcuar ka deklaruar se është edhe i përndjekur politik.

Pasi qëndroi rreth 50 minuta në mbi 80 metra lartësi, personi vendosi të kthehet mbrapsht, duke u dorëzuar te forcat e RENEA-s që ndodheshin në tarracën e ndërtesës.

Qindra forca policie, të njoftuara nga kalimtarë të rastit, shkuan në vendin e ngjarjes dhe rrethuan zonën, ndërsa në vendngjarje u grumbulluan edhe qindra qytetarë të cilët ndoqën me ankth ngjarjen.

Roja i objektit deklaroi se nuk ka dijeni se si ky person hipi pa u pikasur nga askush në ndërtesë e më pas edhe ne vinç. /Start/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
11:31 / 17.05.2012
50 Cent

50 Cent shtrohet në spital

50 Cent ka postuar një foto të vetes të shtrirë në krevat në një spital dhe së rrethuar nga kukullat, pasi raportohet s...
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
11:05 / 17.05.2012

Kina rrit kërkesën për ar

Kërkesa kineze për ar ka arritur një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit 2012, bën të ditur Këshilli Botëror ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.