Tiranë, vdes pasi bie nga kati i pestë
Një person ka humbur jetën, ndërsa ka rënë nga kati i pestë i një pallati. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së dielës në Tiranë, tek Komuna e Parisit.Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima, i identifikuar si Met Meta merrej me saldime në katin e pestë të ndërtesës, transmeton Panorama.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë. /Telegrafi/