Tjetër telashe për ish-presidentin francez, Sarkozy

10:59 / 10.01.2013
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy do të hetohet sërish, këtë herë nën akuzën e nxjerrjes së sekreteve në lidhje me një çështje korrupsioni, e njohur ndryshe si “çështja Karachi”.

Lajmin e bën të ditur agjencia franceze “AFP”. Në vitin 2011, zyra e ish-kreut të shtetit pati deklaruar se emri i tij nuk përmendej në asnjë prej çështjeve që kishin të bënin me dokumentet sekrete të çështjes në fjalë.

Nga ana tjetër, pala paditëse pretendon se Sarkozy ka vepruar ndesh me rregullat e konfidencialitetit. Sekretet lidhen me hetimin mbi vdekjen e 11 inxhinierëve francezë në një shpërthim në Pakistan në vitin 2002, që mund të ketë pasur lidhje me ryshfetet e zyrtarëve francezë.

Kjo është një tjetër hije skandali që bie mbi figurën e ish-presidentit francez. Një javë më parë, gazeta britanike “The Independent” shkruante për prova të qarta dhe të pakundërshtueshme që tregonin se Sarkozy ka marrë rreth 50 milionë euro nga ish-diktatori libian, Muamar Gaddafi, transmeton “Top-Channel”.

“Independent” citonte një burim të afërt me grupin hetimor francez që është ngritur për të zbardhur zërat në fjalë. Sipas këtij burimi, një biznesmen libanez i identifikuar si Ziad Takieddine, emri i të cilit doli gjatë hetimeve si ndërmjetës në dhjetëra transaksione monetare mes Francës dhe vendeve të Lindjes së Mesme, ka rrëfyer para hetuesve në Paris se Sarkozy ka përfituar rreth 50 milionë euro nga Gaddafi.

Gjithnjë sipas gazetës britanike, biznesmeni ka deklaruar se ishte në gjendje të dokumentonte me prova të pakundërshtueshme se fushata zgjedhore e Sarkozy në 2006 dhe 2007 është financuar fuqimisht me paratë që mbërrinin nga Tripoli. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:39 / 20.05.2013

Edicioni I 11-të i Video Festit Muzikor po afrohet!

Me 4 Qershor në Sallën 1 Tetori do të mbahet Edicioni i 11-të i Video Festit Muzkor 2013.
Teknologji
13:49 / 20.05.2013
Rrjeti i biznesit Kozzer.com me mundësi të reja

Rrjeti i biznesit Kozzer.com me mundësi të reja

Portali i bizneseve kosovare Kozzer.com pas një rinovimi disa mujor, është kthyer me një pamje dhe brend të ri. Tani bizne...
Ekonomi
11:41 / 20.05.2013

Arbitëra me renome ndërkombëtare në listën e Tribunalit të Arbitrazhit

Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike të Kosovës njofton se lista e arbitërve të TPA është pasuru...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.