Topi: FRD ka nisur fushatën elektorale
Në mbledhjen e parë si kryetari i Frymës së Re Demokratike, ish-Presidenti Bamir Topi ka drejtuar mbledhjen e grupit nismëtar të FRD ku ka bërë me dije se kjo parti ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet e qershorit 2013.Ai tha se forca politike që drejton brenda muajit shtator do njohë shtrirje në të gjithë territorin pasi motorët e fushatës elektorale janë ndezur.
Ashtu si dhe deklaroi ditën që mori detyrën e kreut të FRD, Topi bëri me dije se do nisin takimet intensive në rrethe në mënyrë që të përhapen mesazhet e kësaj partie.
Siç informon noa.al, Bamir Topi informoi më herët se forca e tij politike nuk do bëjë koalicioni as me Partinë Demokratike dhe as me Partinë Socialiste, por do të dalë e vetme në zgjedhje. /Telegrafi/