Topi sfidon Berishën

14:28 / 21.07.2012
Bamir Topi ka sfiduar fuqishëm Sali Berishën, në katër ditët e fundit të tij në detyrën e Presidentit të Republikës. Kreu i shtetit shqiptar ka dekoruar dje me “Medaljen e Mirënjohjes” Hysen Shoshorin, ish të burgosurin politik i cili ka akuzuar Kryeministrin Sali Berisha si personin që ka dëshmuar në gjyqin e tij gjatë diktaturës dhe ka ndikuar në dënimin e tij me vdekje, që më pas u kthye me burgim të gjatë.

Në njoftimin e shkurtër që faqja e internetit të Presidencës jep për dekorimin e Shoshorit, theksohet: “Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i akordoi z. Hysen Shoshori ‘Medaljen e Mirënjohjes’ me motivacionin: ‘Për sakrificat dhe qëndresën e papajtueshme ndaj diktaturës komuniste, për aktet kurajoze dhe angazhimin jetësor në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe demokracisë’”.

Po dje, kreu i shtetit shqiptar ka dekoruar edhe 32 persona të tjerë, ish të përndjekur politikë, që janë shquar për qëndresën e tyre ndaj diktaturës. Hysen Shoshori u arrestua nga regjimi komunist pas një aktiviteti të fortë, ku demaskonte me trakte publike diktaturën e Enver Hoxhës, shkruan “Top Channel”.

I cilësuar si një nga antikomunistët më të vendosur në të gjitha vendet e Lindjes, Shoshori për 13 vite me radhë shtypi dhe shpërndau i vetëm 41.100 trakte, ku bëhej thirrje për rrëzimin e regjimit komunist të Enver Hoxhës. I arrestuar gjatë operacionit të Sigurimit të Shtetit, i koduar me emrin “Kafka”, Hysen Shoshori iu nënshtrua një hetimi special për më shumë se gjashtë muaj, duke u mbyllur disa herë i gjallë në një arkivol nga hetuesit e Sigurimit.

Pas ardhjes së demokracisë, Shoshori dha një intervistë në një gazetë të ish të përndjekurve politikë, “Fjala e Lirë”, në vitin 2002. Ajo ishte realizuar nga bashkëvuajtësi i burgut me Shoshorin, Skënder Tufa.

I pyetur se kush ishte njeriu që dëshmoi kundër tij në gjyq, Shoshori tha: “Ky njeri, i cili është një komunist pasionant e fanatik i pandreqshëm, që për me arrit në majat më të larta të hierarkisë së pushtetit komunist ka përdorur dhe traktin tim, duke ndikuar drejtpërdrejtë në dënimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha.M’u kujtua që ky emër, ishte i asaj fizionomie që thoshte për mua ‘të varet në litar’”.

Por, edhe personi që realizoi intervistën me Shoshorin, Skënder Tufa, vuajti pas kësaj interviste. Ai u arrestua dhe u burgos në vitin 2005. Tufa deklaroi se gjithçka e kurdisi ish-truproja e Kryeministrit, Agron Kuliçi, aktualisht një nga zëvendësdrejtorët e Policisë së Shtetit.

Akuzat e Shoshorit janë mohuar publikisht nga Kryeministri Sali Berisha, i cili i ka quajtur “shpifje të ulëta”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Hysen Shoshori
Hysen Shoshori
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.