Torturohen dy shqiptarët e paraburgosur

11:50 / 21.05.2012
Gardianët e burgut të Manastirit kanë ushtruar dhunë dhe torturë ndaj dy shqiptarëve të paraburgosur lidhur me vrasjen e pesëfishtë që ndodhi muajin e kaluar në Shkup.

Denoncimi është bërë nga familjarët e personave të paraburgosur dhe më pas është konfirmuar edhe nga Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti. Familjarët që kanë vizituar të paraburgosurit, kanë vërejtur se të afërmit e tyre kanë shenja të dukshme, që tregojnë se janë keqtrajtuar.

Partitë shqiptare kanë dënuar ashpër dhunën ndaj dy të paraburgosurve. Partia Demokratike Shqiptare, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Blerim Bexheti, që është kuadër i partisë shqiptare në pushtet BDI.

"Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti, duhet të kërkonte përgjegjësi ndaj drejtorit të burgut të Manastirit, ku u keqtrajtuan të paraburgosurit. Unë pres tani që ministri i Drejtësisë të japë dorëheqje. Imagjinoni, ndodh keqtrajtimi i qytetarëve shqiptarë në një ministri që udhëhiqet nga kuadër i BDI-së", tha Zijedin Sela, deputet i PDSH-së, transmeton Kosovapress.

Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti ka vizituar burgun e Manastirit për të inspektuar nga afër gjendjen lidhur me këtë rast. Ai ka thënë se ka urdhëruar drejtorinë që hetoi rastin dhe të veprojë në përputhje me dispozitat ligjore. Partia tjetër opozitare RDK, dyshon se në mungesë të fakteve për të akuzuarit, institucionet e shtetit po përdorin dhunën për të detyruar ata të pranojnë fajin që nuk e kanë bërë.

"Mendoj se përdorimi i forcës kundër të arrestuarve dëshmon qartë ndoshta hetuesia nuk ka argumente të forta dhe nëpërmjet përdorimit të forcës maltretimit, tentohet të nxirren edhe të dhëna relevante që të mund të akuzohen", tha Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.

Shqetësime lidhur me ushtrimin e dhunës ndaj dy të paraburgosurve kanë shprehur edhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfundon ky reagim. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:19 / 24.05.2013
Avril Lavigne

Avril Lavigne theu barrierat për albumin e ri

Këngëtarja amerikane, Avril Lavigne, ka thyer barrierat e saj emocionale për albumin e saj të ri, që këmbëngul se e ka s...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
11:58 / 24.05.2013

Qerimi shpërblen “Altima”n me 825 mijë euro

Kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës Ejup Qerimi, ka shpërblyer kompaninë kroate “Altima”, me të cil...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.