Totozani: Gjendja e grevistëve po degradon

19:21 / 20.10.2012
Avokati i Popullit, Igli Totozani ka vizituar pasditen e së shtunës ish-të përndjekurit në grevë urie. Në një prononcim për mediat në përfundim të vizitës, Totozani e ka vlerësuar situatën e grevistëve si tepër të rëndë, për faktin se atyre nuk u lejohen lëngjet, serumet dhe ilaçet.

“Për disa ditë unë mbush 10 muaj si Avokat i Popullit. Mund t’ju them se kam parë shumë gjatë këtyre 10 muajve. Kam pasur të bëj me problematika nga më të ndryshmet, por vizitë më të vështirë dhe më të dhimbshme sesa kjo e sotmja nuk kam pasur. Kjo vizitë më bind që situata të tilla duhet t’i kemi sa më të rralla, ose të mos i kemi fare”, ka thënë Totozani.

“U njoha me problemet e grevistëve dhe ajo që mund të them është se mora informacion nga ata se u janë ndaluar lëngjet, serumet dhe ilaçet. Ne kemi pasur një komunikim me Policinë e Shtetit, i kemi shkruar zotit Hysni Burgaj një letër ku kërkojmë që mediat, familjarët dhe lëngjet të lejohen të futen në çadër. Sot kam konstatuar se kjo gjë u është ndaluar”, ka theksuar avokati, transmeton TCH.

Totozani u ka drejtuar një apel personave përgjegjës që kanë dhënë këtë urdhër, që ta tërheqin atë në mënyrë të menjëhershme. “I kujtoj kujtdo që ka dhënë këtë urdhër, që në mënyrë miqësore të ketë kujdes, sepse ky urdhër është në ekstremitetet e degradimit çnjerëzor”, ka theksuar Totozani.

Avokati ka kujtuar se një urdhër i tillë ndalohet nga konventat ndërkombëtare dhe ka bërë thirrje për dialog për zgjidhjen e kësaj situate të rëndë. “Ky është një akt që dënohet nga konventat e BE-së. Iu kërkoj të gjithëve që të ulin tensionet, grevistëve, qeverisë, kryeministrit, etj. Të kthehet qetësia dhe me gjakftohtësi të fillojnë një dialog konstruktiv”, ka shtuar Totozani. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:09 / 20.05.2013
Rod Stewart, Foto: PCN

Stewart kthehet në krye të top-listave

Rokeri legjendar, Rod Stewart, është kthyer në maje të top-listave britanike me albumin e ri me titull “Time”.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.