Totozani: Problem, moszbatimi i vendimeve të gjykatave

16:05 / 16.08.2012
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani është takuar të enjten me Avokatin e Popullit, Igli Totozanin, me ç’rast kanë biseduar për problemet me të cilat përballet shoqëria shqiptare.

Nishani e siguroi Totozanin se e mbështet fuqishëm Institucionin e Avokatit të Popullit në misionin e tij fisnik në mbrojtje të të drejtave të njeriut, duke e garantuar se do të jetë gjithmonë në krah të tij në kuadër të bashkëpunimit institucional, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të thjeshtë.

Presidenti Nishani u fokusua tek qasja në drejtësi për qytetarët, eliminimi i vonesave në praktikat gjyqësore si dhe kërkoi nga Avokati i Popullit të jetë aktiv në trajtimin e rasteve shqetësuese që prekin funksionimin e gjyqësorit.

Në këtë drejtim, Nishani e siguroi Avokatin e Popullit për mbështetjen e Tij, në pozicionin e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për adresimin e këtyre problematikave.

Ndërsa, Avokati i Popullit shprehu vlerësimin për vizionin e presidentit Nishani lidhur me bashkëpunimin mes dy institucioneve.
Totozani vuri në pah në dy probleme të rëndësishme, atë të moszbatimit të vendimeve të gjykatave, të cilin e konsideroi një “nyje gordiane” për sistemin e drejtësisë në vend, dhe trajtimin me prioritet të grupeve vulnerabël të shoqërisë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:54 / 20.06.2013
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kanye gati të martohet me Kim?

Kanye West dëshiron të martohet me Kim Kardashian sa më shpejt që është e mundshme dhe shpreson të fillojë të planifik...
Teknologji
10:26 / 20.06.2013
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e ...
Ekonomi
14:13 / 20.06.2013

Kallëzim penal për eksploatuesit e rërës në Xërxë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), ka ushtruar kallëzim pendal kundër NTP “Vëllezërit Morina”, ek...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.