Trafikantëve të narkotikëve, gjashtë vjet burgim

18:56 / 18.04.2013

Në Gjykatën Themelore në Gjilan të enjten është shpallur aktgjykimi ndaj tre ta akuzuarve për trafikimi me substanca narkotike, të cilët janë dënuar me gjashtë vjet burgim.

Në Gjykatën Themelore në Gjilan të kryesuar nga kryetari i trupit gjykues Hasan Sadiku është shpallur aktgjykimi ndaj grupit të njohur si bosët e mariuhanës.

Gjykatësi Hasan Sadiku duke shpallur aktgjykimin tha se Ekrem Sejdiu nga fshati Vërbicë e Zhegovcit me vendbanim në Hajvali, Naser Kryeziu(1991) nga Hajvalia dhe Musa Avdija (1990), nga Hajvalia janë fajtorë, sepse më 23 janar 2013, pasi paraprakisht i kanë ndarë rolet, i pandehuri Naser Kryeziu dhe Musa Avdija kishin blerë substancë narkotike të llojit mariuhanë, me peshë prej 5 kg., e cila ishte nisur nga Hajvalia, kurse destinacion kishte fshatin Malishevë të Gjilanit, transmeton rajonipress.

Sipas aktakuzës të pandehurit ndalen nga policia në Parallovë dhe kapen nga njësiti antidrogë.

Gjykatësi Hasan Sadiku duke u bazuar në këto prova shpalli fajtor dhe dënoji për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotropike dhe analoge”, me nga 2 vite burgim secilin veç e veç, derisa Naser Kryeziu mori edhe 45 ditë tjera shtesë për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.