Trajkovic: Më ndaluan për shkak të tabelave të Beogradit, shqiptarët janë diskriminues

17:33 / 7.02.2013
Deputetja nga Lista e Bashkuar Serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkovic, ka thënë se makinës së saj i është ndaluar qasja në ndërtesën e Parlamentit të Kosovës, meqë - sipas saj - në veturën e saj ishin targat e Beogradit.

"Nuk kishte arsye ligjore për të pamundësuar automjetin tonë të ketë qasje brenda qarkut të ndërtesës. Arsye emocionale për një diskriminim të tillë ndoshta kishte, por arsyet të tilla nuk kanë vend në shoqërinë e qytetëruar evropiane ", tha Trajkovic për Beta.

Sipas saj, ky “incident ia kujton fashizmin banal të përditshmërisë në Kosovë që pa asnjë vetëkritikë e zbatojnë institucionet e Prishtinës”.

"Më lejoni t\'ju kujtoj edhe një herë se në Kuvendin e Kosovës deputeti i kombësisë serbe nuk guxon ta përdorë termin ‘Metohia’ në fjalimin e tij në Parlament, ndërsa deputetët shqiptarë munden pa kufizime të evokojnë termet etno-nacionaliste nga historia shqiptare. Në mënyrë të ngjashme, makinat me regjistrimin qyteteve të Shqipërisë nuk kanë probleme në qasjen e ndërtesave të institucioneve të Kosovës", tha Trajkovic.

Ajo tha se këto akte komunitetin serb në Kosovë e bëjnë “të pasigurt dhe thellojnë mosbesimin e serbëve në objektivitetin e institucioneve të Kosovës”.

"Është ironike që incidentet e tilla vazhdojë në një atmosferë të tensionit mes Beogradit dhe Prishtinës. Në një kohë kur përpjekjet janë të bëra nga Bashkimi Evropian për afrimin e dy palëve kundërshtare politike, institucionet e Kosovës vazhdojnë trajtimin e saj diskriminues nga serbëve në Kosovë", ka thënë Trajkovic, duke shtuar se me akte të tilla “dëshmojnë për mungesë të përgjegjësisë së palës kosovare në procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”.

"Derisa komuniteti ndërkombëtar me mekanizmat e saj i bën presion Beogradit për çfarëdo hezitim të vogël në procesin e negociatave, pala kosovare nuk është në asnjë mënyrë e ndëshkuar për veprimet diskriminuese që nuk janë në funksion të suksesit të dialogut", tha ajo.

Sipas saj, “për hir të stabilitetit në rajon, komuniteti ndërkombëtar duhet të vlerësojë njëjtë edhe sjelljet e institucioneve e Kosovës, duke i ndihmuar të arrijnë pjekurinë e tyre politike dhe të bëhen më faktor përgjegjës politik në Ballkan”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Rada Trajkovic
Rada Trajkovic
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.