Tre të arrestuar për vjedhje të veturave

17:45 / 30.01.2013

Hetues policorë të stacionit të jugut në Prishtinë, dje kanë arrestuar tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të veturave, përderisa disa të dyshuar të tjerë gjenden në arrati.

Ka qenë bashkërendimi i veprimeve policore - hetimore e operative, që i ka mundësuar policisë të identifikojë grupin e personave të dyshuar lidhur me rastet e vjedhjeve të veturave, prej të cilëve janë arrestuar tre veta.

Të dyshuarit L. Breznica (46 vjeç), R. Kajtazi (42 vjeç) dhe R. Qadraku (32 vjeç), që të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës janë identifikuar dhe arrestuar për një rast të vjedhjes së veturës që ka ndodhur me 25 janar 2013, në Prishtinë, ku është vjedhur një veturë e tipit Opel Omega me targa të Republikës së Kosovës. Mirëpo personat e njëjtë dyshohet me bazë të jenë të përfshirë edhe në disa raste të tjera të vjedhjeve të veturave.

Vetura e vjedhur është gjetur pjesërisht e demoluar në një fshat të komunës së Prizrenit, e cila është konfiskuar, dhe pas ekzaminimit i është kthyer pronarit. Personat e dyshuar po mbahen në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ndërkohë që operacioni për zbulimin e vjedhjeve të veturave, është duke vazhduar. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.