Tre të lënduar në rrugën Prishtinë – Podujevë
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në magjistralen Prishtinë- Podujevë ka ndodhur një aksident komunikacioni ku ishin të përfshira dy automjeteve, me ç‘rast janë lënduar tre persona, Arber Beka, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar rastin.
Është raportuar për një aksident në mes dy automjeteve në fshatin Llapashticë, me saktësisht tek Qershiat e Llapashticës. Sipas informacioneve tre persona janë lënduar”, ka thënë Beka për Kosovapress.
Ai ka shtuar se njësia e trafikut rajonal e Prishtinës, ka dalë në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e vërteta të aksidentit. /Telegrafi/