Tre të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në Shkodër

15:57 / 9.06.2012
Një shpërthim gazi në një pikë të mbushjes se bombolave në Shkodër shkaktoi plagosjen e tre personave, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi paraditen e së shtunës tek ish-SMT-ja, në dalje të qytetit të Shkodrës, kur të plagosurit ishin duke kaluar pranë pikës së shpërndarjes.

Për pasojë mbetën të plagosur Andi Hysa, 19 vjeç, dhe Petraç Uldedaj, 54 vjeç, të cilët u transportuan në Tiranë për shkak të plagëve të rënda. Ndërkohë raportohet dhe për një të plagosur, por në gjendje më të lehtë.

Sipas BalkanWeb, hetimi është përqendruar edhe në dy pista të tjera, ajo e kontaktit elektrik derisa janë ndezur aparaturat për të bërë mbushjen e bombolës, kurse pista e dytë është ajo aksidentale, ku bombola mund të ketë shpërthyer ndoshta nga një cigare e ndezur. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
 
 
Magazina
11:00 / 18.05.2013
Rooney Mara

Rooney Mara fytyrë e Calvin Klein

Aktorja e njohur, Rooney Mara, është bërë fytyra e re e brendit të njohur Calvin Klein.
Teknologji
9:45 / 18.05.2013
Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Modeli i shumë-përfolur i telefonit të mençur Lenovo tashmë është prezantuar me karakteristikat e tij të veçanta.
Ekonomi
16:34 / 17.05.2013
Foto: Arkiv

Mbi 3600 projekte presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë

Një numër i madh i fermerëve, po presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë. Janë rreth 3627 projekte të ndryshme t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.