Tre të vdekur në aksident komunikacioni

16:10 / 23.09.2012
Rritet bilanci i viktimave nga aksidenti i rëndë, i cili përgjaku rrugët e jugut të vendit mesditën e sotme. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se bilanci i viktimave ka shkuar në 3 të vdekur, pasi një nga 9 të plagosurit nuk i ka rezistuar plagëve të marra.

Aksidenti i rëndë, me pasojë 3 të vdekur dhe 8 të plagosur, ka ndodhur rreth orës 14:00 në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë, në vendin e quajtur Vanister.

Burime nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve ka humbur jetën mjeku i spitalit të Gjirokastrës, Tahir Bitri, dhe 70-vjeçarja Sose Nikolla, e cila udhëtonte me furgon. Viktima e tretë, identiteti i të cilit nuk behet ende i ditur u shënua rreth orës 15:51. Mjeket u përpoqën për t’i dhënë gjithë ndihmën e duhur, por fatkeqësisht nuk mundi ti rezistojë plagëve të marra duke humbur jetën në reanimacion, transmeton BalkanWeb.

Ndërkohë mësohet se kanë marrë plagë të gjithë personat e tjerë që udhëtonin në makinat e përfshira në aksident, një “Ford Fokus” me targa TR 6415T, një furgon me pasagjerë, me targa GJ253 A dhe një “Reno Clio” me targa të Gjirokastrës 1349 B.

Mësohet se furgoni me pasagjerë, që drejtohej nga shtetasi Xhevair Likaj u përplas fillimisht me mjetin tip Ford, që drejtohej nga Entela Bitri dhe më pas me makinën tjetër tip Reno, në drejtimin së cilës ishte shtetasi Lefter Aliko.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur transportimin e të gjithë të plagosurve drejt spitalit “Omer Nishani”, prej ku mësohet se dy prej tyre, Klodian Shahipi dhe Ledjon Zeno, janë në gjendje të rëndë dhe pritet të nisen drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës.

Ndërkohë policia vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto ilustrim
Foto ilustrim
 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.