Trembëdhjetë alpinistë të vdekur nga orteku

14:14 / 24.09.2012
Një tragjedi ë rëndë ka ndodhur dje në malet e Nepalit, kur një ortek ka përpirë alpinistë teksa ngjiteshin në malin Manaslu, maja e tetë e botës (8.156 metra) në zonën e Himalajeve, me një bilanc provizor prej 13 të vdekurish, ndërsa 12 alpinistë janë shpëtuar.

Pjesa më e madhe e viktimave janë me kombësi franceze, siç ka njoftuar Ang Tschering, zv/presidente e shoqatës së alpinistëve të Nepalit. Pasi ka folur me anëtarët e ekipit, ajo ka shpjeguar se viktimat e tjera janë edhe një ose dy spanjollë, një italian, një nepalez dhe një gjerman.

Bëhet e ditur gjithashtu se "nën ortek duhet të ketë të tjerë alpinistë".

Sipas detajeve nga incidenti, një copë akull nga mali është shkëputur dhe ka rënë në kuotën 7.000 metra, ndërkohë që gjithë alpinistët ishin duke fjetur nëpër çadra. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
9:31 / 19.06.2013

Prodhimet vendore, konkurrente me ato të rajonit dhe BE-së

Siguria dhe cilësia e ushqimeve të prodhuara në Kosovë, nuk është prapa prodhimeve të rajonit dhe vendeve të BE-së. Ek...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.