Treni godet veturën, një i vdekur e dy të lënduar

20:04 / 4.02.2013
Treni i linjës Shkodër-Tiranë ka goditur një automjet në vendin e quajtur Kaç në Shkodër dhe për pasojë ka humbur jetën një dhe janë lënduar rëndë dy persona të një familje, të cilët udhëtonin me automjetin e përplasur.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:00, ndërsa ka humbur jetën Altin Kovaçi, kurse janë lënduar shtetasit Arnest dhe Vitore Kovaçi, transmeton BW.

Me plagë të rënda ishte shtruar në spitalin e Shkodrës edhe Altin Kovaçi, i cili nuk ka mundur t'i rezistojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë 20 minuta pas ngjarjes, ndërsa dy bashkëfamiljarët e tij ndodhen në gjendje të rëndë.

Mësohet se mjeti është përplasur nga treni, teksa tentonte të kalonte në shinat e trenit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.