Tronditëse: Dadoja monstruoze (Video)

20:32 / 7.02.2013

Edhe një rast tjetër tronditës i abuzimit me fëmijë nga dadoja, vjen po ashtu nga Rusia. Edhe këtë herë ajo u zu në flagrancë nga prindërit e brengosur, me ndihmën e kamerës së fshehtë që e instaluan në dhomë.

Pamjet tronditëse shfaqin 55-vjeçaren se si e godet brutalisht një foshnje nëntëmuajshe. Vogëlushi i lindur në vitin 2012, është fëmija i tretë i familjes. Dadoja e njëjtë është kujdesur më parë edhe për dy fëmijët më të vjetër.

Prindërit u bënë të dyshimtë, pasi vërejtën se fëmija qanë vazhdimisht dhe shpesh godet fytyrën për karrigen lëkundëse. Ata e pyetën dadon nëse e di shkakun, e ajo tha se këtë ai e bënë pasi prindërit e kanë lazdruar, për çka ai kërkon ta mbajnë në krah.

Për fat të mirë, prindërit nuk besuan historinë e saj, por dados monstruoze ia vendosën një kurth.

Regjistrimi tashmë i është dorëzuar policisë, ndërsa dadoja kërcënohet me burgim. /Telegrafi/ 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.