Trupi i pajetë i Muhamet Kerellajt gjendet në Drin

15:46 / 12.06.2012
Policia ka gjetur trupin e pajetë të viktimës Muhamet (Rexhë) Kerellaj (1961), banues në fshatin Shtupel të Klinës, i cili ishte zhdukur që nga data 9 qershor. Trupi i viktimës është gjetur në lumin Drin në fshatin Zllakuqan të Klinës.

Sipas policisë, familja kishte njoftuar se Muhamet Kerellaj ishte larguar nga shtëpia rreth orës 12:00 të datës 9 qershor. “Familjarët kanë raportuar në stacionin policor në Klinë duke dhënë edhe përshkrimin e tij dhe nga ai moment i raportimit, menjëherë efektivë policorë lokalë dhe të atyre rajonalë janë angazhuar në kërkim të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia sot (12.06) rreth orës 08:20 ka pranuar informatën tjetër nga familjarët e viktimës se në lumin Drin në fshatin Zllakuqan të Klinës rreth 400 m. larg urës së re kishin vërejtur një trup njeriu të zhytur nën ujë.

Xhevat Ibra, zëdhënës i policisë në rajonin e Pejës njofton se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ekipi mjekësor dhe mjekësia ligjore për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe Njësia e Zjarrfikësve ka nxjerrë trupin e pajetë.

Me vendim të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar në ekzaminim të mëtejshëm në Institutin Mjeko-Ligjor në Prishtinë për të konstatuar rrethanat e vdekjes.

“Rasti do të hetohet dhe procedohet nga Njësiti i Hetimeve Rajonale DRP Pejë”, ka thënë Ibra. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
19:13 / 23.05.2013
Russell Brand, Foto: Getty Images

Russell Brand në lidhje të re?

Komiku britanik, Russell Brand, besohet se ka gjetur një romancë të re dhe ajo është britanikja Sheridan Smith.
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.