Turisti irlandez në Berat e bën gruan për spital

11:21 / 2.08.2012
Një irlandez me qëndrim të përkohshëm në Berat, rrahu për spital të shoqen, me të cilën ka vendosur të divorcohet, transmeton njoftimin Start.

Çifti kishte ardhur si turistë në Shqipëri, por pushimet duket se nuk u kanë shkuar edhe aq në paqe, pasi ata janë grindur në vijimësi.

Bëhet fjalë për shtetasin Pol Doyle 63 vjeç, i cili ka dhunuar gruan e tij Natalia Doyle, 56 vjeçe, nga Dublini. Gruaja e denoncoi dhunën në polici, ku forcat e rendit e morën në pyetje për të sqaruar ngjarjen. Gruaja bëri edhe një vizitë në spital, ku përveç mjekimit, mor edhe një raport dhe më pas shkoi në polici.

Pasi u morën në pyetje, ata u lanë të lirë. Në fakt, i gjithë sherri kishte nisur për ndarjen e pasurisë së çiftit të moshuar, që ishte martuar pak kohë më parë, por duket se nuk u ka zgjatur shumë martesa. Tashmë, çifti do të udhëtojë për në vendlindje për t’i dhënë vulën përfundimtare të ndarjes. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv
 
 
Magazina
11:00 / 18.05.2013
Rooney Mara

Rooney Mara fytyrë e Calvin Klein

Aktorja e njohur, Rooney Mara, është bërë fytyra e re e brendit të njohur Calvin Klein.
Teknologji
9:45 / 18.05.2013
Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Modeli i shumë-përfolur i telefonit të mençur Lenovo tashmë është prezantuar me karakteristikat e tij të veçanta.
Ekonomi
16:34 / 17.05.2013
Foto: Arkiv

Mbi 3600 projekte presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë

Një numër i madh i fermerëve, po presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë. Janë rreth 3627 projekte të ndryshme t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.