Turqia detyroi uljen e një avioni sirian

22:34 / 10.10.2012
Gjuajtës ushtarakë turq detyruan një avion civil sirian që të kryente një ulje të detyruar në aeroportin e Ankarasë, ku avioni do t’i nënshtrohet hetimeve të hollësishme.

Sipas mediave turke, dyshohet se avioni që udhëtonte në linjën Moskë-Damask transporton armë për regjimin e Bashar al-Assad. Ai kishte leje për të kaluar mbi hapësirën ajrore turke.

Burime zyrtare turke konfirmuan se avionit i ishte urdhëruar të ulej, për të inspektuar ngarkesën e tij.

Detyrimi i avionit të ulet vjen në vazhdën e incidenteve midis Turqisë dhe Sirisë, të nisura pasi disa predha të ushtrisë siriane goditën gabimisht një qytet kufitar, gjatë javës së shkuar.

Këtij incidenti, Parlamenti Turk iu përgjigj duke autorizuar sulme mbi pozicionet kufitare të ushtrisë siriane.

Turqia është një prej mbështetëseve më aktive të forcave opozitare, që luftojnë për të rrëzuar qeverinë represive të Bashar al-Assad.

Midis shumë forcave perëndimore, rebelët sirianë kanë marrë edhe një mbështetje të qartë në deklarata nga Tirana zyrtare. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.