Turqia godet prapë Sirinë

22:13 / 5.10.2012
Në territorin e Turqisë ka rënë një tjetër predhë siriane. Ushtria turke u përgjigj me zjarr, njoftojnë media vendase, transmeton BBC.

Konflikti ka ndodhur në provincën jugore turke, Hatay. Duket se gjatë sulmit askush nuk është lënduar, por situata po përkeqësohet.

BBC raporton se sulmi i sotshëm ka ndodhur në qytetin Altinozu, rreth orës 16:30.

Guvernatori i provincës, Celalettin Lekesiz, ka thënë për agjencinë “Anadolu” se trupat turke janë kundërpërgjigjur me zjarr.

Situata në këtë rajon mbetet e ndjeshme. Një banor në Oncul, afër Akcakales, ka thënë për AP: “Pronarët e shitoreve, qytetarët tanë dhe fëmijët tanë janë të brengosur. Nuk po flemë fare”.

Edhe pse liderët turq kanë thënë më parë se duan të shmangin një konflikt të armatosur, ata e bënë të qartë se nuk do të ngurrojnë për ta dërguar ushtrinë në Siri.

"Nuk jemi larg nga lufta", tha Recep Tayyip Erdogan, kryeministër i Turqisë. "Turqia nuk do që ta fillojë luftën. Por, atyre që synojnë ta testojnë vendosmërinë tonë dhe kapacitetin tonë, u them se po e bëjnë një gabim fatal”.

Konflikti ka nisur të mërkurën. Tri predha siriane kanë rënë në tokën turke, për çka Turqia u përgjigj duke granatuar objektivat në Siri. Pastaj është mbajtur një takim urgjent në NATO, ndërsa ushtria turke - në afërsi të kufirit me Sirinë - është në gjendje të gatishmërisë.

Turqia ka njoftuar se në rastin e sulmeve të reja, do ta dërgojë trupat në Siri. Turqinë e mbështet NATO dhe Bashkimin Evropian. Ndërsa, në OKB ende po debatojnë për mënyrën më të mirë për t'iu qasur këtij është konflikti, ku Rusia ende mbron interesat e Sirisë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:55 / 23.05.2013
Paris Hilton

Paris Hilton ta riprovojë veten në muzikë

Paris Hilton pritet të ketë një shans të dytë për të shijuar sukses në top lista, pasi ka nënshkruar marrëveshje muzi...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
11:46 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

Kuvendi, në fund të qershorit raportin për faturat e KEK-ut

Komisioni i formuar nga Kuvendi i Kosovës, për hetimin e faturave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për janar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.