Turqia: Kosova duhet të ketë ushtri

14:29 / 8.02.2013

Republika e Kosovës duhet të ketë ushtrinë e vet ashtu si e kanë të gjitha shtetet e pavarura dhe sovrane, tha të premten ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Ismet Yilmaz.

Ylmaz i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë ka vizituar Ministrinë e FSK-së, ku është takuar me ministrin, Agim Çeku.

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Ismet Yilmaz gjatë takimit me Çekun shprehu gatishmërinë e shtetit turk për ta mbështetur FSK-në, në ta gjitha sfidat dhe objektivat e saj për tu bërë Ushtri e Kosovës.

Yillmaz tha se shteti i pavarur i Kosovës duhet t’i ketë të gjitha mundësitë, siç i kanë shtetet e tjera të pavarura, raporton RTK.

“Kosova është një shtet i pavarur, sovran dhe i barabartë në Ballkan. Kosova duhet t’i ketë mundësitë as më shumë e as më pak se shtetet tjera të rajonit. Qeveria e Kosovës duhet t’i këtë të gjitha mundësitë dhe forcën për ta udhëhequr vendin. Si çdo shtet sovran që ka institucionet e veta, siç janë gjykatat , ushtria edhe Kosova duhet t’i ketë këto institucione. Prandaj Turqia do ta mbështesë plotësisht Kosovën në fuqizimin e këtyre institucioneve”, theksoi ai.

Ndërkaq, duke folur për zhvillimet në veri të vendit dhe dialogu i cili po vazhdon në Bruksel, ministri turk Yilmaz tha se dialogu është e vetmja zgjidhje.

“Dera e dialogut duhet të mbahet hapur, dialogu duhet të vazhdoj edhe me tej. Konfliktet dhe grindjet e reja sjellin armiqësi të reja, ndërkaq kjo hapësirë gjeografike ka nevojë për paqe dhe stabilitet. Ne mendojmë se rruga e paqes është përmes dialogut”, tha ministri turk.

Ndërkaq, ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku, tha se FSK-ja çdo vit përfiton nga ndihma financiare në fushën e industrisë ushtarake, e të cilat shfrytëzohen për të blerë pajisje ushtarake nga Turqia.

“Kemi filluar që të pajisemi edhe me autoblinda tash për tash i kemi dy. Dhe shume shpejt brenda këtyre ditëve do t’i kemi edhe tri autoblinda. Është një lajm i mire që dha ministri... Dje Parlamenti i Turqisë ka aprovoi një ndihme financiare për FSK në rrafshin e industrisë ushtarake të Turqisë”, tha Çeku.

Ndryshe deri më tani në Akademitë ushtarake të Turqisë kanë mbaruar shkollimin 114 oficer dhe nënoficer të FSK-së. Momentalisht 14 pjesëtarë të FSK-së përfshirë edhe 6 kadet që janë duke u përgatitur për pilot të helikopterëve dhe mirëmbajtës. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.