Turqia sulmon bazat kurde në veri të Irakut
Ushtria turke ka bërë të ditur se avionët e saj kanë bombarduar bazat e rebelëve kurdë në veri të Irakut. Aeroplanët kanë qëlluar tre bastione të dyshuara kurde në rajonin Zap.Në një tjetër operacion, autoritetet thonë se forcat turke kanë vrarë pesë rebelë kurdë në një shkëmbim zjarri në juglindje të Turqisë, ku jozyrtarisht thuhet se jetojnë rreth 18 milionë kurdë.
Luftimet midis forcave turke dhe rebelëve nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit janë përshkallëzuar në muajt e fundit. Kjo parti ka nisur një betejë guerile për më shumë autonomi në Turqi që nga viti 1984. Rreth 40 mijë veta, shumica kurdë, kanë humbur jetën gjatë këtyre dekadave. /Telegrafi/