Tuzi kërkon statusin e komunës së pavarur
Partitë shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi sot e kanë dorëzuar në procedurë iniciativën që Tuzi të fitojë status të komunës së pavarur, në vend të komunës së tanishme, e cila është në përbërje të qytetit Podgoricë.Përfaqësuesit e partive shqiptare e dorëzuan iniciativën për ndryshimin e Ligjit për organizim territorial, që parashikon mundësinë për marrje të statusit të komunës së pavarur Tuz, gjegjësisht Malësia.
Deputeti i FORCA-s, Genci Nimanbegu deklaroi se edhe më parë nga kryeministri Igor Lukssic ka marrë premtim se Qeveria e Malit të Zi konsideron se Tuzi i ka të gjitha kapacitetet që të jetë komunë e pavarur, por që duhet të respektohen procedurat ligjore, transmeton portali Lajmeshqip.
Nimanbegu i hodhi poshtë vlerësimet se iniciativa që Tuzi të marrë statusin e komunës së pavarur paraqet shantazh politik të pushtetit në prag të zgjedhjeve parlamentare të caktuara për 14 tetor të këtij viti. /Telegrafi/