U arratis, apo u rrëmbye i burgosuri shqiptar
Në alarm është policia greke e Janinës dhe Thesprotisë pas arratisjes apo rrëmbimit të burgosurit shqiptar, i cili sipas mediave greke është Τetredi Alkibiadi. Policia është në gatishmëri përgjatë kufirit greko-shqiptar, pasi dyshohet se i dënuari që i shpëtoi burgut të Nafplios, mund të përpiqet të hyjë në Shqipëri.
Ministri grek i Drejtësisë, Kostas Karagunis kërkoi një hetim paraprak për rastin e "rrëmbimit" të një të dënuari, nga spitali i Nafplios. Rojet e të burgosurit nuk konsiderohen si të dyshuar, por si dëshmitarë të ngjarjes.
Ndërkohë raportet tregojnë se bashkëpunëtorët që ndihmuan shqiptarin të shpëtojë, ishin parë që një ditë më parë në Nafplio, ndërsa në spital kanë pritur rreth gjysmë ore më herët.
Siç e bëmë të njohur dje, i burgosuri shqiptar u rrëmbye nga dy persona të armatosur, në oborrin e spitalit të Nafplios, ku kishte shkuar për të mjekuar disa plagë në dorë. Të armatosurit kërcënuan rojet e shoqëruesit me të shtëna në ajër dhe e morën 40 vjeçarin në një makinë ‘Audi’, raporton BalkanWeb.
Shqiptari 40-vjeçar vuan dënim prej 20 vjetësh burg, për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe grabitje me armë. /Telegrafi/