U gjetën eshtra të banorëve të vrarë në vitin 1912.

22:28 / 21.10.2012
Në Smirë të Vitisë u gjetën eshtra të banorëve të vrarë nga ushtria serbe në vitin 1912.

Mbetje mortore të këtyre qytetarëve të vrarë para se më shumë se 100 viteve, u zbuluan gjatë punimeve të banorëve në përgatitjen e lapidarit për nder të martirëve të kësaj masakrës së Smirës .

Të vjetrit tregojnë se viktimat janë varrosur, në juglindje, mbi fshat, në vendin ku janë vrarë, në vendin e quajtur Bjeshkallavë. Isuf Demiri, banorë i fshatit Smirë i moshës rreth 80 vjeçare, thotë se dyshohet se në këtë vend janë të varrosur të paktën 60 banorë të Smirës të cilët janë vrarë në këtë masakër.

“Atë ditë në Smirë janë vrarë 72 veta, disa thonë edhe më shumë, por nuk ka shënime të sakta. Serbët i kanë mbledhë nëpër fshat kë e kanë zënë dhe i kanë sjellë këtu e i kanë vrarë”, ka thënë Demiri .

Ai ka theksuar se ndonëse e ka ditur se janë të varrosur aty, ndihet pak më i lehtësuar që u gjetën eshtrat e të parëve të vrarë në vitin 1912, sepse ka pasur dëshirë t`i shohë edhe vet me sy këto shenja.

Sipas banorëve, masakra në Smirë dhe në disa fshatra tjera përreth të komunës së Vitisë - si Lubishtë e Tërstenik - nga aradhet serbe, erdhi në shenjë hakmarrje një ditë pas Luftës së Ferizajt, ku kishin marrë pjesë edhe banorë të kësaj ane, transmeton koha.net.
Me rastin e shënimit të 100-vjetorit të rënies së viktimave të maskrës së Smirës dhe rënies së dëshmorëve Xukë Zuka, Sahit Gorani e Bajram Ahmeti, që ranë në Luftën e Ferizaj më 1912, më 26 tetor në Bjeshkallavë dhe në hyrje të fshatit do të shpalosen lapidarë për nder të tyre. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.