Ueb-faqja suedeze: A janë serbët njerëz?
Policia serbe e kanë anuluar të “Paradën e Krenarisë”, e cila ishte planifikuar të mbahej të shtunën, për shkak të kërcënimeve të grupeve ekstremiste djathtiste, thuhet në ueb-faqen e OJQ-së “Civil Right Defenders”, e cila vizitorëve ua ofron anketën përmes së cilës mund të vlerësojnë nëse serbët janë njerëz. Organizata Jo Qeveritare suedeze, e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ka bërë edhe verifikuesin ku duhet shkruar fjalën e caktuar për të pasur qasje në faqe.
Kur i shkruani të dhënat, verifikuesi e “shtron pyetjen”: “Si ndjehen për ndalimin e Paradës së Krenarisë”, ndërsa nën të janë tri përgjigje: seksi, i lumtur dhe i tmerruar. Dy përgjigjet e para, sipas krijuesit të verifikuesit janë të pasakta. Në qoftë se ju e shkruani të tretën, vjen mesazhi: “Faleminderit që keni dëshmuar se jeni njeri”.
Derisa qeveria serbe merret ende me “Paradën e Krenarisë”, në ueb-faqen suedeze bëhet lufta mes vizitorëve serbë nga Serbia dhe Suedia sipas të cilëve po shkelen të drejtat e serbëve, meqë suedezët shpesh po i përshkruajnë ata si egërsira. /Telegrafi/