"Unitet absolut" për vazhdimin e dialogut me Kosovën

19:32 / 13.02.2013
Në takimin e autoriteteve më të larta të Serbisë është theksuar “uniteti absolut” për vazhdimin e bisedimeve me Kosovën, ka njoftuar Marko Gjuric - këshilltar për politikë të jashtme i presidentit serb Tomislav Nikolic

“Në këto bisedime, Serbia hyn me besim dhe qëllim të qartë. Qëllimi është krijimi i bashkësisë së komunave”, ka thënë Gjuric, transmetojnë mediat serbe.

Takimi në fjalë i paraprin raundit të ardhshëm të bisedimeve midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, i cili do të mbahet më 19 shkurt në Bruksel.

Serbia këmbëngul në platformën e saj për Kosovën, e cila parasheh status të autonomisë për komunat me shumicë serbe në veri.

Prishtina zyrtare ka kundërshtuar fuqishëm këtë dokument. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.