UNMIK dënon sulmet në veri

15:00 / 5.02.2013

Shefi i misionit të UNMIK, Farid Zarif ka dënuar incidentin e së hënës ku janë lënduar dy fëmijë të komunitetit serb.

Me anë të një komunikate për media, shefi i UNMIK-ut është shprehur se është ndjerë i shokuar nga lajmi për incidentin.

“Jam ndjerë thellë i shokuar pas dëgjimit të lajmit për sulmin në një shtëpi në pjesën veriore të Mitrovicës nga i cili janë lënduar dy fëmijë nga eksplozivi i cili ishte hedhur në shtëpinë e tyre që ndodhët në lagjen Mahalla e Boshnjakëve.

“Ky është një veprim qyqar i cili nuk është i pranueshëm nga asnjë shoqëri”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e shefit të UNMIK-ut, duke shtuar se shpërthimi i fundit vije pas disa të tjerëve të ndodhura gjatë javës së fundit në pjesën veriore të Mitrovicës.

UNMIK ka mirëpritur fillimin e hetimeve nga Policia e Kosovës dhe EULEX, dhe ka kërkuar nga të gjithë që nëse kanë informacione lidhur me këto raste, të bashkëpunojnë me organet e rendit. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.