UNMIK-u i dënon incidentet e djeshme

8:29 / 29.06.2012
Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Farid Zarif, fuqishëm i ka dënuar incidentet dhe aktet provokative, që ndodhën dje në Kosovë, e veçanërisht sulmin kundër një numri të autobusëve që i bartnin udhëtarët, shumica prej tyre fëmijë të kombësisë serbe.

Mëtutje, në kumtesën e UNMIK-ut, të publikuar mbrëmë, theksohet se Zarif u bënë thirrje autoriteteve kompetente të ndërmarrin hetim komplet dhe gjithëpërfshirës për këto incidente.

Poashtu, ai kërkoi nga të gjitha palët të përmbahen nga çfarëdo aksioni që mund ta përkeqësoj situatën, njofton Rel.

Gjatë ditës së djeshme, serbët nga Kosova dhe Serbia e kanë shënuar Betejën e Kosovës, me ç’rast janë shënuar incidente, nga të cilat janë lënduar 32 policë të Kosovës dhe afro 20 pjesëmarrës serbë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.