UP-ja kërkon më shumë student, komunat s’kanë treg

11:19 / 22.08.2012
Universiteti i Prishtinës ka kërkuar rritjen e numrit të studentëve të regjistruar në vitin e parë, edhe pse u mungon hapësira, por komunat e Kosovës janë në hall me të diplomuarit. Tani në kohë konkursesh për mësimdhënës, ka komuna në të cilat, për 83 vende të lira pune, konkurrojnë mbi 800 persona.

Universiteti i Prishtinës po vazhdon të insistojnë që të rritet numri i studentëve që aspirojnë marrjen e një indeksi pa një plan se çfarë të bëhet me ta kur t’i marrin diplomat. Numri i studentëve, në vazhdimësi, gjatë viteve të fundit është duke u rritur. Kështu derisa gjer në vitin 2009, UP-ja kishte 37 839 studentë të regjistruar, vetëm gjatë vitit të shkuar, me miratimin e Ministrisë së Arsimit, ka regjistruar mbi 13 mijë studentë të rinj, ndërsa këtë vit ka hapur konkursin e parë për mbi 9 mijë studentë për të vazhduar kërkesën për rritjen e numrit, deri në 14 mijë studentë.

UP-ja ka injoruar në vazhdimësi kritikat se numri i marrë i studentëve ka zbehur në masë të madhe cilësinë e studimit. Përderisa vazhdon kjo politikë e këtillë e nxjerrjes së njerëzve me diploma, nuk bëhet asgjë në drejtim të hapjes së tregut të punës.

Ky disbalans mes tregut të punës dhe rritjes enormet të numrit të studentëve, sipas Jonuz Salihut, ish-ministër i Arsimit, është me fajin e institucioneve arsimore për arsye se nuk është bërë asnjë studim i të ashtuquajturit rrjet të shkollave për të analizuar se për çka ka nevojë Kosova dhe ku ka kuadro të tepërta.

Sipas tij, politika po bënë gara për të hap sa më shumë universitete e kolegje private në dëm të cilësisë dhe mandej të rinjve që me entuziazëm mendojë që sapo të përfundojnë fakultetin mund të hyjnë në punë, po u ndodhë e kundërta sepse ata nuk po mund të gjejnë punë.

Kjo situatë e këtillë ka bërë që për pak vende të lira në konkurset për mësimdhënës nëpër shkolla të Kosovës të konkurrojnë me qindra kandidatë.

Në komunën e Prizrenit, sipas drejtorit të Arsimit, Nexhat Çoçaj kanë konkurruar 600 kandidatë për 30 vende të lira të punës, ndërsa në komunën e Mitrovicës, sipas zyrtarit Isa Sejdiu, për 83 vende të lira të punës, kanë konkurruar hiq më pak se 809 kandidatë.

Një numër i madh i të aplikuarve është edhe në Komunën e Prishtinës.

Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Halim Halimi ka thënë se për 24 vende të lira kanë aplikuar 630 kandidatë. Gjendje e njëjtë është edhe nëpër komunat e tjera, transmeton Kosovapress. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.