Uragani Sandy - gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të SHBA-së

20:22 / 27.10.2012
Njerëzit përgjatë Bregdetit Lindor të Shteteve të Bashkuara janë duke u përgatitur për ardhjen e uraganit Sandy, i cili ka lënë mbi 40 njerëz të vrarë në rajonin e Karaibeve. Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Maryland, New York, Pennsylvania, Virginia, Washington dhe në një qark bregdetar të Carolinas së Veriut.

Uragani Sandy të shtunën është dobësuar në stuhi tropikale, por shpejt ka rifituar fuqinë duke arritur në 120 kilometra në orë.

Parashikuesit e motit thonë se aktualisht është uragan i kategorisë së parë dhe se pritet të godasë Shtetet e Bashkuara të hënën vonë.

Qendra Amerikane e Uraganeve ka paralajmëruar se Sandy mund të forcohet gjatë së dielës përpara se të arrijë pranë Virginias.

“Jemi në pritje të një stuhie të madhe”, ka thënë Louis Uccellini, drejtor i Qendrës Kombëtare të Oqeanisë dhe Atmosferës.

Kryebashkiaku i New Yorkut, Michael Bloomberg, u ka bërë thirrje banorëve të qytetit që të përgatiten.

“Nëse bëjmë gabime, më mirë t’i bëjmë ato duke qenë të kujdesshëm”, ka thënë Bloomberg, raporton BBC.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të mbeten të qetë, duke thënë se nuk është ende e nevojshme për të marrë ndonjë vendim për evakuim.

Ka shqetësime se moti i keq mund të ndikojë në zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike apo pengesa të tjera për qytetarët që të marrin pjesë në votime.

Kandidati republikan, Mitt Romney, ka anuluar një ngjarje të planifikuar për të dielën në Virginia, një shtet i rëndësishëm zgjedhor, për shkak të motit, ka bërë të ditur njëri nga ndihmësit e tij.

Të premten, Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të spekulojë nëse do të preken planet e presidentit Barack Obama, duke thënë se rruga e stuhisë është ende e paqartë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.