“Urrejtësi” i shqiptarëve, në krye të trupave zvicerane

14:45 / 18.08.2012
Komandanti zviceran i trupave paqeruajtëse në Kosovë, Karl Kung nga muaji tetor do të zëvendësohet me Thomas Wymann.

Këtë informatë e ka lëshuar Bundesamti zviceran, informon INA.

Thomas Wymann jeton dhe punon në Brugg. Karriera e tij pranë trupave paqeruajtëse të Swisscoy kishte filluar menjëherë pas luftës në Kosovë.

Nga mesi i vitit 1999 e deri më sot ai ka krijuar një karrierë politike në Zvicër. Sipas informatave, ai është në këshillin e qytetit si anëtar i partisë SVP, parti kjo që ka një urrejtje të madhe ndaj të huajve, përkatësisht ndaj shqiptarëve.

Wymann shpjegon se ky mandat i dhënë për në Kosovë nuk ka të bëjë me politikë dhe se aktivitetet e tij partiake do i lë në Zvicër, në çka shpresojnë edhe mediat zvicerane.

Wymann tani është në kazermën e quajtur Stans të kantonit Niedwalden. Afati i qëndrimit të tij në Kosovë do te jetë nga tetori i këtij viti deri në prill të 2013. /Telegrafi/
 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
16:13 / 18.05.2013
Bonnie Tyler

Bonnie Tyler anuloi konferencën për shtyp, u frikësua nga humbja e zërit

Këngëtarja që përfaqëson Britaninë e Madhe në Eurovision, Bonnie Tyler, ka anuluar konferencën për shtyp të së premt...
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
13:36 / 18.05.2013
Foto: Ilustrim

Cilësia e ushqimit, e varur nga zbatimi i ligjeve

Hulumtimet e bëra nga shumë organizata, përfshirë edhe Qendrën për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, që kanë analizuar...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.