Ushtari sovjetik, pas 33 vjetësh, gjendet i gjallë në Afganistan

18:27 / 5.03.2013
Një ushtar sovjetik, i cili humbi në Afganistan gjatë pushtimit të vendit nga ish Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS)33 vjet më parë, u gjet i gjallë dhe në shëndet të mirë, duke jetuar përkrah afganëve në krahinën veriore të Heratit. Ushtari, i cili bënte një jetë gjysmënomadike, tashmë e quan veten Sheikh Abdullah dhe merret me praktikat e mjekësisë popullore, informoi të martën Agjencia Ruse e Lajmeve, “RIA Novosti”.

Me kombësi uzbeke, emri i vërtetë i ushtarit është Bakhretdin Khakimov dhe duket se ai përfitoi nga misioni i tij në vend, për të dezertuar dhe për t’u përshtatur në një jetë të njëjtë me atë të popullsisë vendase, transmeton TCH.

Duket se mikpritja afgane, jeta larg teknologjisë dhe shoqërisë moderne dhe ana e tij shpirtërore bënë që Abdullah të magjepsej me jetën në Afganistan dhe të vendoste të qëndronte në këtë vend, një prej më të prapambeturve në botë.

Khakimov konsiderohej i zhdukur që prej vitit 1980, pak muaj pas Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike lëshoi një operacion të gjerë mbi Afganistanin, pas rrëzimit të një qeverie komuniste prej një organizate islamike.

Konflikti u shndërrua në një lloj Vietnami për BRSS-në, që u largua humbës nga vendi në vitin 1989, në periudhën e Gorbaçovit, ndërsa tërheqja e sovjetikeve ndihmoi në konsolidimin e talebanëve në vend.

I intervistuar nga përfaqësues të Komitetit të Ushtarëve të Humbur Sovjetikë, Khakimov ishte në gjendje të kuptonte rusishten, por jo më ta fliste.

Sipas “RIA”-s, ai nuk ka familje në Uzbekistan, pasi ishte ende një adoleshent kur u rekrutua për të luftuar muxhahedinët në Afganistan, ndërsa prindërit duket se i kanë vdekur ndërkohë.

Rreth 15 mijë ushtarë të Ushtrisë së Kuqe dhe më shumë se një milionë afganë u vranë në konfliktin që zgjati një dekadë dhe kontribuoi në përshpejtimin e shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto ilustrim
Foto ilustrim
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.