Ushtria amerikane vazhdon mbështetjen për FSK-në
Admirali amerikan Mark Montgomery, zëvendësdrejtor i Politikave, Planeve dhe Strategjive në Komandën Amerikane për Evropë (EUCOM), me bashkëpunëtorë ka qëndruar të enjten për një vizitë pune në Ministrinë e FSK-së, ku është pritur nga ministri Agim Çeku, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Rrahman Rama dhe sekretari i përgjithshëm Shkëlzen Syla. Ministri Çeku ka falënderuar admiralin Montgomery dhe SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin FSK-së, dhe njëherësh e ka njoftuar me zhvillimet e FSK-së, si dhe me rishikimin e Strategjisë të Sektorit të Sigurisë për vitin 2013.
Admirali amerikan ka konfirmuar mbështetjen e mëtejme të SHBA-së për FSK-në me trajnime, edukim dhe pajisje.
Montgomery vizitoi sot edhe Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, si dhe Batalionin e Brigadës për Reagim të Shpejtë në Mitrovicë, ku ka përcjellë nga afër trajnimet e këtyre njësive në terren. /Telegrafi/