Ushtria pushton rrugët e Bejrutit

18:43 / 23.10.2012
Ushtria libaneze vendosi trupat e saj në patrullimin e rrugëve të kryeqytetit Bejrut dhe qytetit port të Tripolit, në një përpjekje për të qetësuar situatën e tensionuar në vend.

Disa persona mbetën të vrarë në luftimet midis forcave pro dhe anti-qeverisë siriane në Tripoli gjatë javës së shkuar, vetëm disa ditë pasi kreu i shërbimeve sekrete, një kundërshtar i betuar i Bashar al-Assad, mbeti viktimë e një autobombe.

Në një sinjal të qartë mbështetje dhe në një tentativë për të vendosur nën kontroll situatën, Bejruti u vizitua të martën edhe nga kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Baronesha Catherine Ashton, e cila zhvilloi bisedime me Presidentin Michel Suleiman dhe kryeministrin Najib Mikati, transmeton TCH.

Në fundjavë, Suleiman refuzoi një ofertë për dorëheqje nga kryeministri, një mysliman sunit, i cili udhëheq një kabinet ku mbizotërojnë islamikët shiitë, mbështetës të regjimit sirian dhe lëvizjes terroriste “Hezbollah”.

Sipas reporterit të “BBC”-së, ushtria në Liban gëzon një mbështetje të gjerë popullore dhe në të shkuarën ka ndërmjetësuar vazhdimisht në zgjidhjen e konflikteve midis faktorëve të ndryshëm politikë dhe fetarë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:45 / 18.06.2013
Antonio Banderas, Foto: Getty Images

Banderas e J.Lo në filmin për minatorët e Kilit

Shpesh thuhet “një histori si në filma” kur diçka e jashtëzakonshme ndodh. Është rasti i 33 minatorëve që dy vite m...
Teknologji
16:18 / 18.06.2013
Huawei Ascend P6, është veç 6.1mm i hollë!

Huawei Ascend P6, është veç 6.1mm i hollë!

Huawei sot edhe zyrtarisht e ka prezantuar modelin më të ri të telefonit të saj Android, përkatësisht modelin Huawei Asce...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.