Vëllai vret vëllanë

12:04 / 11.07.2012
Një ngjarje e rëndë brenda familjes ka ndodhur në orët e para, duke u gdhirë dita e djeshme në qytetin e Kukësit. Kreshnik Mataj (32) është goditur me dy plumba në kokë nga vëllai më i madh, Sokol Mataj.

Burime nga Policia e Kukësit pohojnë se viktima është gjetur nga familjarët e tjerë në orën 00.45, duke u gdhirë dita e martë, i rrëzuar para derës së shtëpisë në gjendje kritike. Familjarët menduan se ai mund të ishte rrëzuar dhe kishte humbur ndjenjat. Me shpejtësi e dërgojnë në spital, ku me gjithë ndihmën e parë 32-vjeçari nuk u mbijeton plagëve.


Fillimisht ngjarja është cilësuar aksidentale dhe policia dyshonte se viktima kishte marrë goditje me sende të forta në kokë. Ky version është rrëzuar nga Nikolin Martini, mjekoligjori që asistoi në këqyrjen e trupit të viktimës, i cili pohoi për gazetën se 32-vjeçari kishte një frakturë pas kokës. Me ndihmën e ekspertëve nga Tirana është konfirmuar se Mataj është vrarë. Burime nga Policia e Kukësit pohojnë se ngjarja u klasifikua si vrasje dhe menjëherë filluan verifikimet për gjetjen e autorëve. Grupi hetimor ka marrë në pyetje dhjetëra persona që kishin parë viktimën disa çaste para se të gjendej i masakruar në derën e shtëpisë. Informacionet e para konfirmuan se familja Mataj nuk ka konflikt dhe se viktima ishte njeri pa precedentë dhe nuk njihej se ishte i përfshirë me kontingjent kriminal.


Megjithatë, verifikimet e mëvonshme do të zbardhnin këtë ngjarje. Banorët e zonës pranë vendngjarjes pohuan për policinë se janë dëgjuar dy të shtëna pistolete në afërsi të vendit ku ndodhi vrasja. Ata konfirmuan se vrasësi mund të ketë shkëmbyer debate me viktimën dhe më pas e ka qëlluar. Pas këtyre verifikimeve dhe dëshmive në vendngjarje, grupi hetimor ka ngritur dyshimet se vrasja mund të jetë realizuar nga një pjesëtar brenda familjes.

Agjentët e policisë kanë shkuar në ceremoninë e varrimit të 32–vjeçarit, i cili kishte një javë që ishte fejuar, dhe vëzhguan lëvizjet e personave të dyshuar. Njëri prej të dyshuarve ishte vëllai i tij, Sokoli, i cili kryente disa lëvizje që ranë në fokusin e agjentëve. Policia kërkoi dëshminë e Sokolit për versionin e ngjarjes dhe gjatë deponimeve pranoi pa asnjë hezitim se ai ishte autori i vrasjes. Më pas hetuesit e pyetën për armën e krimit dhe autori pohoi se pistoletën e kishte lënë te vjehrri i tij, i cili banonte në qytetin e Kukësit. Ekspertët e kriminalistikës kryen veprime pranë vendngjarjes ku gjetën edhe një pistoletë që do të shërbejë si provë për ngjarjen.

Policia pohon se “kyçi” i zbardhjes së kësaj ngjarjeje kanë qenë dy ekspertët mjekoligjorë të ardhur nga Tirana, të cilët kryen autopsinë e viktimës. Ndryshe nga versioni i familjarëve se ngjarja mund të ishte aksidentale, ekspertët gjetën në kafkën e 32-vjeçarit dy predha pistolete. Këtu kanë lindur dyshimet se krimi ka ndodhur brenda familjes, transmeton TCH.

Vetë autori e pranon vrasjen, ndërsa nuk jep shpjegime mbi motivin. Duke parë se vrasja ka ndodhur para derës së shtëpisë, policia dyshon se vrasja mund të jetë kryer për motive xhelozie. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
15:53 / 22.05.2013
Will Smith

West inkurajon Smithin t’i kthehet muzikës

Kanye West është duke inkurajuar Will Smith të rikthehet në studio dhe të bëjë muzikë të re, por nuk ende nuk ka një ...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
16:20 / 22.05.2013
Foto: Ilustrim

Tetë komuna i lënë fermerët pa shërbime këshillimore

Edhe pse e kanë të obliguar me ligj, disa komuna nuk janë të gatshme që fermerëve t’ju ofrojnë shërbime këshillimore...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.