Vajza e Milosevicit: Shqetësim nga “Shqipëria e Madhe”

10:26 / 22.08.2012
Gjashtë vjet pas vdekjes së liderit famëkeq të ish-Jugosllavisë, Slobodan Milosevic, vajza e tij rrëfen të fshehtat e të atit dhe versionin e saj, se ai është vrarë nga “Rendi i ri botëror” në kohën kur ai iu kundërvu atyre.

Në intervistën e dhënë për gazetën serbe “Standard”, që e transmeton “GSH”, Marija Milosevic tregon se i gjithë Ballkani jugor duhet të shqetësohet, pasi Serbia e Madhe nuk ekziston, por ama sipas saj, është duke u bërë realitet Shqipëria e Madhe.
Gjithashtu Marija Miloshevic përmend dhe ish-kryeministrin shqiptar Fatos Nano.

“Pas marrëveshjes së Dejtonit, e cila u dha mundësinë për krijimin e shtetit të tri popujve, u mbajt Samiti i Kretës me vendet e Ballkanit Perëndimor. Aty Kryeministri shqiptar Fatos Nano, deklaroi publikisht se Kosova është një çështje e brendshme e Jugosllavisë”, rrëfen vajza e Slobodan Miloshevicit.

Duke folur rreth shpërbërjes së Jugosllavisë, vajza e Milosevicit theksoi se ende nuk ka përfunduar.

“Në rresht është edhe Vojvodina me Sanxhakun. Kjo do zgjasë. Luftën e shkaktuan ata që i besonin idesë së globalizimit. Sa herë që në horizont shfaqej paqja, këta nuk e lejonin të ndodhte. Pas Marrëveshjes së Dejtonit, e cila pranoi krijimin e shtetit të tri shteteve, u mbajt samitit i Kretës më 1997-ën. Aty Kryeministri shqiptar Fatos Nano deklaroi se Kosova është një çështje e brendshme e Jugosllavisë. Atëherë babai firmosi dhe një marrëveshje me Rugovën. Donte që ta qetësonte situatën, por nuk ndodhi ashtu. Shpërbërja e Jugosllavisë ishte thjesht një zemërim dhe në vendin tonë mbërritën terroristë të rinj. Ndaj babai tha se Samiti i Kretës shërbeu thjesht për shkak...”, theksoi ajo.

Duke folur për “Standard”, Milosevic theksoi se kur flitet për vizione, karta e Shqipërisë së Madhe duhet të shqetësojë të gjithë popujt e Ballkanit të jugut, pasi të gjithë duhet të dinë se në realitet nuk ekziston Serbi e Madhe, ama po bëhet realitet Shqipëria e Madhe”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
20:19 / 19.06.2013
LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG është rrugës për tu bërë prodhuesi i parë i cili do të bëjë prodhimin në masë të ekraneve fleksibile dhe të pa...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.