Vajza “e zhdukur” gjendet te kushërinjtë e nënës së saj

20:43 / 29.10.2012
Pesëmbëdhjetëvjeçarja F. A. nga Hani i Elezit, e cila javën e kaluar ishte lajmëruar si e zhdukur nga familjarët, është kthyer vetë në shtëpi.

Policia Rajonale në Ferizaj ka njoftuar se vajza e raportuar si e zhdukur që nga e mërkura e kaluar “është gjetur te kushërinjtë e nënës së saj”.

Rastin e humbjes së saj, në nënstacionin policor të Hanit të Elezit, e kishte paraqitur e ëma e saj. Po ajo, tani ka raportuar gjetjen e saj.

Prindërit kishin thënë se e F. A., brenda dy muajsh, ishte zhdukur pesë herë për pak kohë, “por jo kaq gjatë”, raporton Gazeta JnK.

Qamil dhe Meside A. i kishin thënë Gazetës JnK se vajza e tyre, para tri javësh, ishte dhunuar nga katër persona, “në një servis jashtë Kaçanikut”. Policia, e kontaktuar nga gazeta, ka thënë se nuk është e njoftuar për këtë rast. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
9:01 / 25.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida Dani këndon edhe ilahi (Video)

Këngëtarja nga Shkodra, Elhaida Dani, përpos talentit të saj jashtë-planetar për të interpretuar këngë të muzikës mo...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.