Vajzat tropojane, nuse në Mal të ZI

22:41 / 2.04.2013

Shtimi i martesave të vajzave tropojane, kryesisht nga komuna Margegaj, ka bërë që banorët e saj fqinjë dhe të zonës së Plavës e Gucisë në Republikën e Malit të Zi, të rrisin akoma më shumë marrëdhëniet miqësore mes tyre.

Forcimi i këtyre marrëdhënieve është vërejtur veçanërisht pas vitit 2000.

Këtë e tregon edhe fakti se gjatë kësaj periudhe rreth 30 vajza nga fshatrat e komunës Margegajt janë martuar me djem të fshatrave të zonës së Plavës dhe Gucisë të Malit të Zi.

Siç tregojnë të moshuarit, kjo traditë është ripërtërirë, sepse historikisht kanë vazhduar miqësitë në mes këtyre regjioneve shqiptare,duke u ndaluar në vitin 1945,nga sistemi komunist, si rezultat i mbylljes së kufirit Shqipëri-Mali I Zi.

Lidhjet mes tyre i lehtëson edhe ndërtimi i aksit rrugor Bajram Curri-Çerem, rreth 45 km i gjatë dhe miratimi i pikës doganore të Vranicës, gjë që lehtëson lëvizjen e banorëve në të dy anët e kufirit, por janë aq pranë me njëri-tjetrin, thonë burime nga komuna Margegaj e rrethit të Tropojës.

Martesa janë bërë dhe vazhdojnë të lidhin miqësi edhe nga fshatra të tjerë si, Cerrnicë, Bujan etj.

Në vitet dyzet të shekullit të kaluar, shumë djem nga fshatrat e Tropojës, e veçanërisht nga krahina e Nikaj Merturit, lidhën miqësi dhe u martuan me vajza malazeze. Vetëm në dy fshatra të kësaj krahine të largët, ishin mbi 5-6 nuse ,të cilat në fakt sollën një kulturë ndryshe në mënyrën e jetesës. Tash, pas 70 vjetësh vajzat tropojane kërkojnë djem malazez. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.