Valdeta Mehanja, një pilote nga Kosova

20:45 / 25.10.2012
26 vjeçarja Valdeta Mehanja vitin e kaluar mori licencën e pilotit nga Administrata Federale e Aviocionit në Shtetet e Bashkuara. Ajo është duke studiuar në Universitetin e Aeronautikës Emry-Riddle në Florida dhe në të njëjtën kohë është instruktore për trajnimin e pilotëve të ardhshëm.

Frymëzimi dhe dëshira për t’u bërë pilote i lindën gjatë kohës kur ajo punonte për qeverinë amerikane në Afganistan. Gjatë punës katërvjeçare në Afganistan, Valdeta Mehanja është marrë me programimin e pajisjeve të komunikimit dhe kompjuterëve për helikopterët.

“Atje kam punuar për katër vite. Nuk kam dashur ta lëshoja punën, sepse zemra më rrihte për fluturim. Mandej, kur kam dëgjuar për Universitetin e Aeronautikës Embry-Riddle dhe jam pranuar në këtë shkollë, e kam kuptuar që dua të fluturoj”, ka thënë ajo.

Pas pranimit në Universitetin e Aeoronautikës, vendosi të investonte të gjitha kursimet që kishte grumbulluar nga puna e saj në Afganistan dhe në Irak për marrjen e licencës së pilotes dhe mbulimin e shpenzimeve të shkollës. Ky vendim nuk ishte i lehtë për të, sepse përmes punës ajo ka mbështetur financiarisht edhe familjen e saj në Prishtinë. Ajo thotë se në fillim prindërit kishin hezitime lidhur më këtë ide.

“Prindërit gjithmonë më kanë mbështetur. Normalisht, në fillim kur i tregova se do t’i shfrytëzoja të gjitha kursimet që i kam grumbulluar për gjashtë vite, prindërit reaguan dhe ishin shumë të befasuar”.

Por, ajo thotë se është e kënaqur me investimin që ka bërë.

“Ka qenë një investim i mirë, sepse kur e mora licencën dhe fillova punën si instruktore, prindërit e ishin krenarë. Pra, ishte një investim me vlerë”, thotë ajo, raporton VOA.

Pas mbarimit të studimeve, Valdeta Mehanja do të vazhdojë punën si instruktore dhe do të bëjë më shumë orë fluturimesh për të fituar më shumë eksperiencë si pilote.

“Së pari do të mbaroj studimet, pastaj duhet të qëndrojë një vit për të marrë më shumë eksperiencë. Sepse, për pilotët orët e fluturimit janë shumë të rëndësishme. Puna në rolin e instruktores të ndihmon shumë, sepse mund të mbledhësh më shumë orë. Nëse punon si pilote për avionë komercialë, nuk fluturon çdo ditë, kurse në rolin e instruktores unë fluturojë çdo ditë”.

Mehanja që në një të ardhme të afërt do të fluturojë në drejtim të Kosovës. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
16:21 / 17.06.2013

ATK ka mbledhur 10% më shumë se më 2012

Ministri i Financave (MF) Besim Beqaj ka ofruar mbështetje për Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), duke e cilësuar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.