"Vapa" e shtyn Kuvendin e PDK-së në vjeshtë

14:17 / 23.07.2012
Partia më e madhe në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës, e cila qeverisë me vendin vazhdon të mos i ketë punët mirë me kuvendet zgjedhoer, pasi ka vite që ajo ka injoruar zgjedhjet e brendshme. Në krejt këtë punë, "aleat" ka pasur heshtjen e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

Jakup Krasniqi, kryetar i Komisionit për përgatitjen e kuvendit të rregullt ka thënë se janë disa procese me rëndësi për Kosovën që kanë ndikuar në shtyrjen e tij, duke përmendur edhe temperaturat e larta, ndërsa ka mohuar që lirimi i Fatmir Limaj ka ndikuar në shtyrjen e tij. Në anën tjetër, analistët vlerësojnë se kësaj partie është duke i munguar demokracia e brendshme dhe se ajo po vazhdon të udhëhiqet nga një diktaturë partiake.

Kuvendi i fundit që ka mbajtur PDK-ja ka qenë viti 2010 një Kuvend të cilit nuk i ka parapri edhe mbajtja e zgjedhjeve nëpër degë të partisë, një kuvend ky, jo pak i kritikueshëm, për mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të saj.

Për shtyrjen e kuvendit zgjedhor, Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi, njëherësh i ngarkuar për të përgatitur mbajtjen e tij, ka thënë për Kosovapress se shtyrja ka ndodhur për shkak të procesit të përmbylljes së pavarësisë.

“Po shikoni ne jemi sot në institucione dhe puna në institucione realisht të merr kohë shumë. Tash jemi në fazën kur jemi duke punuar në procesin e heqjes së mbikëqyrje së pavarësisë dhe ky është një proces i rëndësishëm për Kosovën dhe në anën tjetër jemi në periudhën e një faze më të nxehtë edhe të kohës dhe në fazën e pushimeve. Besoj që vjeshta është një moment më i përshtatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve në kuadër të Partisë Demokratike”, ka theksuar Krasniqi.

I pyetur nëse ka ndikuar lirimi i Fatmir Limajt për shtyrjen e këtyre zgjedhjeve brenda partisë, Krasniqi ka mohuar një gjë të tillë, duke shtuar se lirimi i tij vetëm do t’i përshpejtoj zgjedhjet brenda partisë.

Ndërkohë për mundësinë e futjes në garë të ndonjë kundërkandidati tjetër ndaj lideri aktual Hashim Thaçi, sekretari Krasniqi ka thënë se nuk është diskutuar kjo çështje, por se, sipas tij, mund të ndodh të ketë kundërkandidat.
Analistët vlerësojnë se kësaj partie i mungon një demokratizim i brendshëm.

Ardian Arifaj, nga KIPRED, ka thënë se e para që vërehet është se me marrjen e pushtetit pas zgjedhjeve të vitit 2007, PDK pothuajse e tëra ka kaluar në institucionet shtetërore në qeverisje dhe se askush nuk është marrë me të duke mbetur kështu shumë prapa.

Ai ka thënë se që para zgjedhjeve 2010, PDK-ja ka mbajtur një kuvend pa i mbajtur zgjedhjet nëpër degë të saj, siç kërkohet me dokumentet e PDK-së, duke shkelur vet rregullat e partisë, shkelje këto që janë lejuar edhe prej vetë KQZ-së, institucion ky përgjegjës, i cili do të duhet t’i obligonte partitë, në këtë rast edhe PDK-në, t’i respektonte rregullat dhe ligji, para se të certifikohej për të marr pjesë në zgjedhje.

Analisti, Behlul Beqaj ka thënë se PDK është shembull i diktaturës partiake në skenën politike të Kosovës.

“Partia më e madhe është shembulli më i madh i diktaturës partiake në Kosovë. Këtë e dëshmoi në zgjedhjet e kaluara kur delegatet me mandate të skaduar e zgjodhën me aklamacion për kryetarë të partisë, kandidatin me mandat të skaduar. Për këtë ka pas përgjegjësi edhe ICO dhe KQZ, meqë është dashur të respektohet; ligji dhe rregulloret, të cilat janë shkelur. Por, si duket, kjo po i konvenon atyre që qeverisin me Kosovën përmes kryetarit të PDK-së, përkatësisht kryeministrit Hashim Thaçi”, ka thënë Beqaj.

Se a ka ndikuar lirimi i Limajt në shtyrjen e kuvendit, Beqaj ka thënë se ka shumë të pakënaqur në këtë parti, por ai ka shtuar se kjo parti mund të përfundojë si partia e Enver Hoxhës, duke aluduar në Partinë e Punës së Shqipërisë.

“Situata është konfuze. Ka shume rrymime dhe pakënaqësi, por me rëndësi është se disa anëtarë me ndikim kanë filluar të këndellen dhe të kuptojnë se me këtë politikë PDK mund të përfundoj si partia e Enver Hoxhës. Ndërrimi i liderit partiak është domosdoshmëri, nëse mendojnë që kjo parti të mbetet vendimtare në proceset e ardhme”, ka theksuar ai.

Sipas tij, në një parti ku çdo gjë fillon e përfundon në zyrën e kryetarit çdo gjë tjetër mund të ketë, përpos demokracisë.

Edhe pse parashihet me rregulloren e KQZ-së mbajtja e kuvendit të rregullt zgjedhor, të cilit i paraprijnë zgjedhjet nëpër degët e partisë, një gjë të tillë nuk e ka bërë PDK-ja. Ky subjekt politik, në vitin 2010, ka mbajtur një kuvend pa kurrfarë zgjedhje nëpër degë, gjatë të cilit, me aklamacion, ka zgjedhur për kryetar të saj, Hashim Thaçin, transmeton Kosovapress. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
15:24 / 19.06.2013

Fillojnë pushimet për Çilin

Çiljeta Xhilaga sivjet i ka filluar shumë më herët pushimet e saj, kjo pasi ka një shoqërues të veçantë, djalin katër...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
12:58 / 19.06.2013

Ministria e Infrastrukturës favorizon kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), akuzon Ministrinë e Infrastrukturës (MI), se përmes kritereve të caktuara të tender...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.