Varshavë: Gjykohen ushtarët vrasës

17:29 / 9.01.2013
Katër ushtarë polakë, të akuzuar për vrasjen e tetë civilëve afganë, u paraqitën të mërkurën në gjykatë për t’u përballur me drejtësinë që mund t’i dërgojë në burg për 5-12 vitet e ardhshme.

 Civilët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbeten te vrare në fshatin e Nangarit në Khel, kur trupat polake hapën zjarr mbi një ceremoni martesore, në gusht 2007.

Prokurorët ushtarakë apeluan në Gjykatën e Lartë Polake, pasi shkalla e parë shfajësoi për mungesë provash shtatë ushtarë ne 2011-n.

Në apel u konfirmua shfajësimi i tre ushtarëve, ndërsa katër të tjerët u thirrën për t’u ripërballuar me akuzat.

E përditshmja “Wiadomosci”, duke iu referuar akuzës, i cilësoi dëshmitë e personave të përfshirë në këtë ngjarje si kontradiktore, transmeton TCH.

Në marrjen e veçuar në pyetje, disa ushtarë justifikuan sulmin e tyre duke thënë se po i përgjigjeshin zjarrit taleban, të tjerë thanë se kështu ishin urdhëruar, ndërsa njëri prej tyre u mbrojt duke thënë se municioni ishte defektoz.

Ushtarët polakë akuzohen për shkelje të Konventës së Gjenevës dhe Hagës, në lidhje me mbrojtjen e civilëve në konflikte të armatosura.

Aktualisht, Polonia ka në Afganistan rreth 2 500 trupa, të cilat shërbejnë si pjesë e koalicionit prej 130 mijë ushtarësh të NATO-s dhe vendeve aleate. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
21:18 / 19.06.2013
Taylor Swift, Foto: Getty Images

Swift: Momenti më i mirë, performimi me Rolling Stones

Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, e konsideron performimin me legjendat e Rolling Stones si momentin më të mirë në jet...
Teknologji
20:19 / 19.06.2013
LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG është rrugës për tu bërë prodhuesi i parë i cili do të bëjë prodhimin në masë të ekraneve fleksibile dhe të pa...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.