Vasili: Më 6 gusht të miratohet edhe reforma parlamentare
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili deklaroi sot se më 6 gusht duhet të përmbyllen edhe dy kushtet e tjera të Bashkimit Evropian për integrimin.Vasili tha se në seancën parlamentare në fillim të gushtit duhet të përmbyllet edhe çështja e imunitetit edhe reforma parlamentare.
Në emër të LSI, Vasili tha paralelisht me punën e filluar për imunitetet, ditët në vazhdim të rimerret në shqyrtim edhe reforma parlamentare, duke bërë që në 6 gusht edhe kjo çështje të përmbushet.
“Shqipëria do të maksimizojë shanset e saj për fitimin e statusit, duke përmbyllur detyrimet të cilat janë kërkuar kohë më parë. Me vullnet dhe me konsensus mund të arrihet të përfundojë edhe reforma parlamentare”, u shpreh Vasili, transmeton NOA. /Telegrafi/