Vatikani mendon zgjedhje të parakohshme për Papën

19:16 / 16.02.2013
Vatikani po shqyrton thirrjet e kardinalëve për të mbajtur një konklavë më herët nga sa është planifikuar, pasi Papa Benedikti XVI do të lërë detyrën më 28 shkurt. Në bazë të rregullave aktuale, zgjedhjet mund të mbahen më 15 mars, për t’u dhënë kardinalëve kohën e duhur për të udhëtuar në Romë.

Zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi deklaroi se autoritetet po ekzaminojnë nëse rregullat mund të ndryshohen.

Benedikti XVI, 85 vjeç, njoftoi dorëheqjen e tij të hënën e kaluar, duke e argumentuar me moshën tepër të thyer vendimin e tij.

Pasuesi i tij do të zgjidhet mes 117 kardinalëve, të cilët do të votojnë në një proces sekret që do të mbahet në dhomën e njohur si Kapela Sistina, në Selinë e Shenjtë, transmeton TCH.

Votimi duhet të mbahet përpara ditës së Pashkës, që është më 31 mars dhe është një nga ditët më të shenjta në kalendarin e kishës.

Sipas kushtetutës së Selisë së Shenjtë, konklava duhet të mblidhet 15 deri në 20 ditë nga dita kur posti i Papës mbetet vakant. “Rregulli në fjalë u jep të gjithë kardinalëve që mungojnë kohën e duhur për të udhëtuar drejt Romës”, ka thënë Lombardi.

Por, sipas tij, perspektiva për të afruar datën e zgjedhjeve është propozuar nga një numër i caktuar i vetë kardinalëve. Dhe, duke qenë se tashmë dihet se kur Papa do të tërhiqet, ata kanë kohë të mjaftueshme për të organizuar udhëtimin.

“Është e mundur që autoritetet e kishës të përgatisin një propozim që të miratohet nga kardinalët në ditën e parë të tërheqjes së Papa Ratzinger”, ka shtuar Lombardi. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.