Vazhdojnë tensionet Japoni-Kinë

16:19 / 23.09.2012
Kina ka anuluar të gjitha ngjarjet e planifikuara për të shënuar 40 vjetorin e vendosjeve të marrëdhënieve diplomatike me Japoninë.

Agjencia kineze e lajmeve, Xinhua ka cituar Asociacionin për Miqësinë mes Kinës e Japonisë të ketë thënë se ngjarjet do të zhvillohen “në një kohë të përshtatshme” në vend se më 27 shtator, kur ishin planifikuar.

Tensionet mes dy shteteve janë rritur për shkak të pretendimeve mbi ishujt e kontestuar në Detin e Kinës Lindore.

Japonia ka kontrollin mbi grupin e ishujve që i quan Senkaku. Por, pretendime terrirotial ka edhe Kina, e cila i njeh ishujt me emrin Diaoyu, transmeton REL.

Anulimet e ngjarjeve nuk janë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Në të dy shtetet në ditët e fundit janë mbajtur protesta masive, derisa liderët kanë fajësuar njëri-tjetrin për rritjen e tensioneve. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
15:24 / 19.06.2013

Fillojnë pushimet për Çilin

Çiljeta Xhilaga sivjet i ka filluar shumë më herët pushimet e saj, kjo pasi ka një shoqërues të veçantë, djalin katër...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
16:27 / 19.06.2013
Foto: Arkiv

Çalik merr miliona euro të Kosovës

Kompania turke Çalik Limak Energy që ka privatizuar Distribucionin, ka trashëguar, apo i është dhuruar nga Qeveria e Kosov...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.